Trajneri i Romës, Ivan Juric analizoi fitoren me përmbysje 2-1 ndaj Veronës. Juric u shpreh se skuadra ishte e lodhur dhe për rrjedhojë, triumfi ishte mjaft i vështirë.

“Të mos harrojmë që luajtëm një lojë me intensitet të çmendur të enjten në mbrëmje dhe i lamë pushim disa lojtarë, por e patë me sa intensitet futën djemtë në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, por më pas ndryshuam.

Ne luajtëm tre ndeshje të shkëlqyera, duke  marrë shtatë pikë në total. Ne po përpiqemi të rikuperojmë pikët dhe tani duhet të pushojmë pak” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb