Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e seancës së sotme parlamentare, pasi kjo e fundit nisi me tensione të forta ku protagonistë ishin deputetët e Partisë Demokratike.

Seanca e cila zgjati vetëm për rreth 20 minuta nisi me përplasje të forta dhe u shoqërua me nxjerrjen e karrigeve nga deputetët opozitarë, të cilët më pas u vendosën flakën atyre në hyrjen e Kuvendit.

Ky aksion i opozitës pati si arsyetim kryesor dënimin e Ervin Salianjit, me Partinë Demokratike që ka paralajmëruar më herët përgjigje të ashpër kundrejt qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb