TIRANE
Kanë nisur tashmë të diskutohen emrat për Big Brother VIP, si për edicionin e Kosovës e ashtu edhe për të Shqipërisë, por ende asgjë konkrete. Pyetjes së famshme nëse do të merrte pjesë nuk iu shmang dot as Albano Bogdo. Aktori ishte i ftuar në “Robi plaket kur don vet’” nga Robert Berisha dhe tha se e ka marrë ftesën në BBV2 kur ishte edhe Luizi.
Ai sqaron se asokohe pranoi, por i duhej të prishte kontratën me “Klanifornian” që transmetohej në Tv Klan e cila do të kushtonte më shumë sesa çmimi i madh.
Mua më kanë bërë ftesë të hyja te ‘Big Brother’ përpara se të hyja te ‘Ferma’, atë vitin që ishte Luizi. Më thanë në fillim të janarit të shkoja në ‘Big Brother’, nuk shkova. Unë i thashë vij, s’ka problem por atëherë punoja te ‘Klanifornia’ dhe duhet të prishja kontratën. Prishja e kontratës sime kushtonte 280 mijë euro, 100 mijë euro ishte çmimi i madh. Ta kisha dhe të sigurt e fitoja apo jo se atë vit Luizi qe bërë kështu sikur kishte çliruar Shqipërinë me tek xheton, aq i famshëm u bë atë vit, ishte super viral dhe jo pa të drejtë, ishte flakë.