Dy shqiptarë, të arrestuar nga policia pasi kishin kthyer në një “serë kanabisi” një ish-dyqan mobiljesh në Ayr’s Green Street, po përballen me një proces gjyqësor.

Shqiptarët Altin Laskaj, 30 vjeç dhe Kristjan Begu, 33 vjeç, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe shqetësimin për furnizimin e substancës së klasës B, kur u paraqitën në Gjykatën e Ayr Sherifit nga paraburgimi javën e kaluar.

Policia bastisi ambientet e zbrazëta të ish-dyqanit të mobilerisë më 15 janar të këtij viti.

“Të hënën, më 15 janar 2024, në vendngjarje shkuan efektivë të policisë pas marrjes së informacionit. Dyqani i mobiljeve, i pashfrytëzuar duket se ka qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Policia ndoqi derën e pasme të lokalit dhe zbuloi një erë të fortë kanabisi brenda”, thanë zyrtarë të prokurorisë, në seancën që u mbajt në 24 shtator.

Sipas prokurorit, oficerët kontrolluan ambientet dhe gjurmuan Laskajn dhe Begun teksa ata “përpoqën të ngjiteshin në katin e sipërm”.

Pas sigurimit të ndërtesës dhe një urdhër kontrolli, oficerët zbuluan 89 bimë, me vlerë midis 200 dhe 600 £ secila, me një vlerë totale prej 57,800 deri në 173,400 £.

Policia gjeti pesë çanta që përmbanin thasë vakum me kanabis bimor. Në total ishin 34 thasë me material bimor që u dërguan për analiza.

Secila prej tyre përmbante nga një kilogram drogë, në total 34 kilogramë kanabis – me çdo qese me një vlerë prej 3,800 £, që në total arrin në 129,200 £ për ngarkesën e plotë.

Një qese me copa të prera nga bimët e kanabisit, me peshë 6.775 kg, u gjet gjithashtu, por ajo nuk kishte “vlerë definitive monetare”.

Policia gjeti gjithashtu doreza kopshtarie, këllëf jastëku, peshore, pako me vakum, një sasi kanaçe Reb Bull, shishe plastike bosh, një kapak bejsbolli të zi dhe dy furça dhëmbësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb