Manchester City udhëton drejt Bratislavës, teksa të martën në mbrëmje do të ketë një sfidë të lehtë në letër, kur do të përballet me kampionët sllovakë të Slovanit.

Skuadra e Pep Guardiolës nuk vjen në momentin e saj më të mirë të mundshëm, teksa ka humbur vendin e parë në Premier League pas dy barazimeve rradhazi, atyre ndaj Arsenal dhe Newcastle në fundjavën e shkuar. Gjithashtu edhe në Champions, ekipi i ‘qytetarëve” u ndal në ndeshjen e parë, teksa barazuan pa gola në shtëpi përballë skuadrës së Interit.

Pikërisht për këto arsye, fitorja sonte nuk duhet të vihet në diskutim nga të besuarit e Pep Guardiolës. Përballë është një skuadër që dominon prej vitesh kampionatin sllovak, por që nuk ka eksperiencë në kompeticionet evropiane, gjë e cila u provua edhe në sfidën e tyre të pare, teksa u mundën thellë në Glasgow ndaj kampionëve skocezë të Celtic, me rezultatin 5-1.

Në konferencën për shtyp, përpara sfidës ndaj Slovan, tekniku spanjoll Pep Guardiola u shpreh:

“Ndeshja nis 0-0, e jo 2-0, ne duhet të demonstrojmë në fushën supremacinë tonë. Do të aktivizoj lojtarët tanë më të mire, për të fituar ndeshjen. E respektojmë kundërshtarin, por ne duhet të zhvillojmë lojën tonë”, theksoi Guardiola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: