Më në fund, Florjan Përgjoni do të jetë në fushën e lojës. Pas disa muajsh dëmtim, riaftësim dhe përgatitje, lojtari do të kthehet të luajë menjëherë pas ndeshjeve të kombëtares.

Kanë qenë jo vetëm mjekët e skuadrës, por edhe vet kapiteni i Tiranës, që ka konfirmuar një fakt të tillë. Sipas tij, rikuperimi po shkon mirë, stërvitja po vazhdon me ritëm të lartë, ndërsa ia do të fillojë të luajë pas ndalesës së Kombëtares. Kujtojmë që Përgjoni, krisi një kockë të këmbës dhe ky dëmtim e ka lënë jashtë prej gushtit, që të mos luajë asnjë takim në Superiore.

Po kështu, në ditët në vazhdim mbetet për t’u parë gjendja e Zharmunit dhe Solerit. Të dy lojtarët lanë lojën të dëmtuar. Gjithsesi, dëmtimet nuk janë aq shqetësuese sa dy titullarët të humbasin sfidën me Teutën.

Në vend të tyre, mund të aktivizohen Meta, Bajroviç apo Ndreca, të cilët ishin zëvendësuesit e parë në sfidën me Skënderbeun në kampionat, që bardheblutë e fituan 2-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb