“Përpjekja e paligjshme e pushtimit” e Izraelit në Liban duhet “të përfundojë menjëherë”, ka thënë ministria e jashtme turke.
“Ky sulm synon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë”, ka thënë ajo, shkruajnë mediat e huaja.
“Kjo përpjekje e rrezikshme pushtimi ka të ngjarë të ndezë një valë të re migrimi dhe t’u japë terren ekstremistëve në mbarë botën”, citohet të jetë thënë më tej.
Ajo i bëri thirrje gjithashtu Këshillit të Sigurimit të OKB-së të “bëjë atë që është e nevojshme” në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Reagimi i Turqisë vjen pasi ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat e saj kanë filluar një “operacion tokësor të synuar” në Libanin jugor.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin filluar “sulme të lokalizuara dhe të shënjestruara” kundër objektivave të Hezbollahut në zonën kufitare të Libanit jugor.