Edhe pse martesa e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka marrë fund prej kohësh, dashuria e njerëzve për filmin “Mr. & Mrs. Smith”, në të cilin ata u njohën dhe u dashuruan, vazhdon akoma.

Kjo u vu re teksa aktorja e famshme e Hollywood-it u ‘detyrua’ që të firmoste një poster me fytyrën e ish-bashkëshortit të saj. Një gjë e tillë ndodhi teksa ajo mori pjesë në Festivalin e Filmit në Nju Jork.

Angie nuk bëri asnjë reagim, por shkroi emrin e saj mbi poster. Sipas zërave, ajo nuk hodhi asnjë shikim mbi portretin e ish-bashkëshortit.

Ndërkohë, në Festivalin e Filmit, nëna e 6 fëmijëve u paraqit siç i ka hije, me një pallto të gjatë të zezë, fustan në tonin e shampanjës, një palë taka në ngjyrë nude dhe një palë syze aviatori të zeza. Ylli i “Maria” e kompletoi veshjen me një make-up të lehtë dhe me thonj të kuq që binin në sy.

Kujtojmë se Jolie dhe Pitt luajtën rolin e një çifti të martuar, të cilët gjithashtu ishin vrasës në filmin e famshëm “Mr. & Mrs. Smith”. Ky film u bë shkak që ata të njiheshin dhe të dashuroheshin dhe në të njëjtin vit, aktori u nda nga ish-i, Jennifer Aniston.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: