Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se krijimi i Komisionit të së Vërtetës, i propozuar nga PD, për të zbuluar lidhjet e krimit me politikën, është një ide që ai e mendon prej kohësh.
Berisha tha se përmes një komisioni të tillë, me praninë edhe të partnerëve ndërkombëtarë, do të priten lidhjet e krimit të organizuar me politikën.
“Nëse lexon 1/5 e njërës prej dosjeve të paraqitura deri më sot ju konstatoni aty se lidhjet e politikës me krimin, lidhjet e qeveritarëve deri te edi rama. Këto janë tragjedia dhe drama më e madhe e shqiptarëve, janë një rrezik i jashtëzakonshëm, jo vetëm për shqiptarët por edhe më gjerë.
Kam kohë që unë shqyrtoj, analizoj për këtë problem. Ka vetëm një zgjidhje për tu dhënë përgjigjen e plotë atij ‘Everesti të zi’ të lidhjeve të tmerrshme me krimin nga Edi Rama te pjesa më fundore e kësajadministrate, Komision i së Vërtetës, i cili do të asisteohet edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Jemi përpara zbulimit të zi më të madh të shekullit, lidhjeve të politikës me krimin. A do të lejojmë ne që këto lidhje të përcaktojnë të ardhmen e këtij vendi, të rrezikojnë rajonin dhe Europën, apo me një komision të së vërtetës do të presim këto lidhje”, tha Berisha.
Në vijim ai tha se nga 60 mijë telefona me aplikacionet Sky dhe Encrochat, 15 mijë kanë qenë në duart e shqiptarëve, nga të cilat 8 mijë në duart e zeza të pushtetarëve në Shqipëri. Dhe për të vijuar, Berisha tha se 73 nga këto telefona kanë qenë në duart e Edi Ramës dhe të stafit e punonjësve të tij në Kryeministri.