Frenkie De Jong ia del. Mesfushori holandez ka hedhur pas shpine dëmtimin që e la jashtë fushe që nga prilli dhe është grumbulluar për ndeshjen e Barcelonës në Champions ndal Young Boys.
Pasi ka marrë dakordësinë nga stafi mjekësor, trajneri Flick vendosi që të ftojë De Jong. Me gjasë, ai nuk do të jetë titullar, por nuk përjashtohet mundësia e aktivizimit në pjesën e dytë. 27-vjeçari luan te ekipi spanjoll që në vitin 2019, periudhë në të cilën vinte nga Ajax.
(J.S/BalkanWeb)