Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez u pezullua nga FIFA për sjellje ofenduese gjatë kualifikimeve të fundit për Kupën e Botës dhe për Kupën e Amerikës. Martinez, do të mungojë për përfaqësuesen, në ndeshjet ndaj Venezuelës dhe Bolivisë.
Vetë portieri, në një intervistë të dhënë, ka kërkuar falje. “Pranoj sanksionin e FIFA-s dhe kërkoj falje nëse kam ofenduar dikë, momenti i festës është për të sjellë buzëqeshje te shumë fëmijë dhe jo për të treguar mos-respekt.
(J.S/BalkanWeb)