Sulmuesi i Galatasaray, Victor Osimhen, i cili  firmosi në shtator si huazim nga Napoli, ka folur për kanalet zyrtare të klubit, duke u ndalur edhe në vlerësimin e tij:

“Unë vlej më shumë se 100 milionë euro. Ka pak lojtarë si unë në botë që kanë arritur këtë stil dhe sukses. Gjithçka është e lidhur me karakteristikat e mia, gjërat që bëj, cilësinë time. Kështu që mendoj se e meritoj. Jam i vetëdijshëm për kontributin që jap dhe çfarë mund të bëj, edhe në jetën time private.

A mendojnë njerëzit ndryshe? Disa thonë 15 milionë, të tjerë thonë 100-120-150. Të gjithë kanë mendime të ndryshme” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb