Një shfaqje danci bashkëkohor ka marrë në shqyrtim marrëdhëniet e ndryshme të mundshme mes trupave dhe tingullit, hapësirës dhe zërit, duke përmirësuar mënyrat me të cilat veprimet gjallërojnë hapësirën dhe përvojat perceptuese të secilit kërcimtar. Në datat 26-29 shtator në Teatrin Eksperimental, shfaqja “Ndërthurje” me koreografi të Daniele Ninarellos, solli një qasje ndaj hapësirës duke shpjeguar simbolikat.
“Teknikisht është shumë komplekse dhe ka një gjuhë shumë të re për kërcimtarët dhe jam i lumtur për mënyrës se si e sollën në skenë. Është një punë që kërkon një teknikë dhe një vëmendje shumë të madhe dhe që për mua është vëmendja që duhet të japim si qenie njerëzore. Ajo që u kërkoj artistëve në këto raste është te tejkalojnë teknikën e tyre dhe të hyjnë vazhdimisht në marrëdhënie me trupin tjetër që kanë afër vetes”.
Koreografi italian merret me konceptin e trupave që janë në nomadizëm të vazhdueshëm dhe kanë marrëdhënie ndërvarësie.
Është një punë që kërkon vëmendje dhe precizion milimetrik. Arrin një shpejtësi të madhe ndaj rreziku është te përplasja. Është ndërtuar duke menduar muzikalitetin në mënyrën se si elementet e universit janë gjithnjë në marrëdhënie dhe të ndikuar nga njëri-tjetri, ndaj kërcimtarët sonte kanë bërë sipas meje- një koncert të bukur.
Katër kërcimtarë përcollën gjuhën koreografike të Ninarellos, në një bashkëpunim shqiptaro -italian.