Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka uruar Mark Rutten për marrjen e postit të shefit të NATO-s, duke u shprehur se vetëm se bashku “mund të garantojmë një Evropë paqësore”.

Ai ka shkruar në rrjetin social “X” se e përgëzon Rutten, duke i uruar sukses dhe pret të punojnë në mënyrë produktive “për të forcuar sigurinë euroatlantike”.

“Unë e përgëzoj Mark Rutten për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. I uroj atij çdo sukses në këtë rol të ri dhe pres që të punojmë në mënyrë produktive së bashku, për të forcuar sigurinë euroatlantike dhe partneritetin tonë me Aleancën, ndërsa Ukraina vazhdon në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Vetëm së bashku, Ukraina dhe aleatët e saj, mund të garantojmë vërtet një Evropë paqësore, të qëndrueshme dhe të sigurt”, ka thënë Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: