Deputeti i PS Petro Koçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se opozita sheh ëndrra me sy hapur, pasi fitorja e opozitës është tepër e vështirë, nëse ajo nuk ndryshon.

Koçi theksoi se PS në zgjedhje e vitit 2025 synon të fitojë qarkun e Shkodrës.

“Ne në këto zgjedhje synojmë të fitojmë Shkodrën. Shqipëria voton majtas. Korrupsioni ka patronazhist SPAK-un, qofsh i majtë apo i djathtë, të fut në burg. Ligji është më i rëndësishmi. PS ka justifikuar besimin e njerëzve. PD do vijë në qeveri? Po shohin ëndrra me sy hapur.

Edhe për votën e diasporës, ne do të bëjmë gjithçka për ta, i kemi konsideruar si qark më vete dhe emigrantët janë patjetër pjesë tepër e rëndësishme e kombit shqiptar”, deklaroi Koçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb