Duke pasur parasysh vështirësitë  financiare dhe kufizimet e vendosura nga Fair Play financiar i La Liga-s, Barcelona tashmë po vëzhgon disa lojtarë që mund të lirohen më 1 korrik. Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta Sport, katalanasit po ndjekin me vëmendje situatën e Jonathan David.

Sulmuesi 24-vjeçar kanadez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Lille dhe mund të jetë një  afrim me peshë në verën e vitit 2025. Nëse ai nuk arrin marrëveshje me francezët, Barça mund ta bëjë atë të nënshkruajë një para- kontratë që në janarin e ardhshëm, pa pasur nevojë të paguajë asnjë cent në arkën e “Les Dogues”.

 

David Award
David Award

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb