Pas BE dhe SHBA, ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë pas incidenteve të djeshme në seancën e Kuvendit.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike e cila shton se “nevojiten procese paqësore parlamentare”. Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë nxit faktorin politik shqiptar për dialog konstruktiv.

Reagimi

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada britanike nxit të gjithë partitë politike në Shqipëri të përfshihen në dialog konstruktiv dhe në procese paqësore parlamentare. Ambasada britanike dënon aktivitetin që kërkon të minojë këto principe dhe mbetet e angazhuar të ndihmojë njerëzit dhe demokracinë në Shqipëri”.

Reagimi I Ambasades Britanike
Reagimi I Ambasades Britanike

Seanca e djeshme e Kuvendit u dominua nga tensionet dhe përplasjet, një skenar ky i paralajmëruar nga PD pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Në shenjë proteste, deputetët e opozitës i vunë zjarrin karrigeve pasi i nxorën në oborrin e Parlamentit. Veprimet e ligjvënësve opozitarë kanë nxitur reagime të forta nga faktori ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb