TIRANE

Më trefishimin e çmimeve të shtypshkronjave dhe kostove për botime, me një treg të vogël e buxhete të ulëta për librin, Shqipëria lihet pas edhe nga Kosova sa I takon numrit të veprave të përkthyera nga gjuhët e huaja në shqip sipas Kreut të shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri. në një takim për përkthimin mbajtur në Qendrën e libri, ai renditi problemet.

“Është kuptimplotë thënia e Umberto Ekos qe përkthimi është gjuha e Europës. Përkthimet nga gjuhët e huaja në shqip zënë 50-60% të vëllimit të botimeve. Edhe përkthyesit duhet t’i ngrenë këto probleme. Po flas kundër vetes, mos pranoni pagesa të ulëta, mbroni dinjitetin tuaj. Nuk kemi më projektet për përkthimet nga gjuhët huaja në gjuhën shqipe, Ministria e Kulturës nuk e bën më këtë”, tha Petrit Ymeri nga Shoqata e Botuesve.

Cilësia e përkthimeve ka kohë që diskutohet, ashtu sikundër një status për ta, pa sjellë zgjidhje.
“Më vjen mirë që ne hodhëm idenë e një Urdhri të përkthyesve, I cili bënte bashkë këta shqiprues në qëllimet e tyre të përbashkëta dhe më vjen mirë që dy vite më pas kemi shoqatën e përkthyesve shqiptarë”, tha Alda Bardhyli nga QKLL.

Megjithatë, ndërsa kreu i shoqatës përmendi emra të njohur përkthimit pa u ndalur te problemet, ndërsa Edmond Tupja, ndau përvojën e tij.

“Nuk është e lehtë të përkthesh dhe duhet kulturë. Dhe atë që përkthejmë duhet ta përshtasim për publikun shqiptar”, sugjeroi Tupja.

Takimi u mbajt ne kuader te Dites Ndërkombëtare të Përkthimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: