Zvicra u bëri thirrje palëve për dialog për t’i dhënë fund konfliktit në rritje në Liban, i cili është nën sulmet izraelite, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka shpërndarë një postim nga X në lidhje me situatën në Liban, ku Izraeli po kryen sulme ajrore dhe tokësore.
Zvicra është thellësisht e shqetësuar për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Liban. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë menjëherë konfliktin. Duhet të respektohet ligji ndërkombëtar, përfshirë të drejtën humanitare. Ne kërkojmë dialog dhe uljen e tensioneve”, thuhet në postim.
Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban humbën jetën 1.273 persona
Ushtria izraelite e cila që nga 8 tetori 2023 vazhdon konfliktin e kontrolluar me Hazbollahun, më 23 shtator kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.
Sipas autoriteteve libaneze, gjithsej 1.273 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë që nga 17 shtatori kur shpërthyen pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu.