SHBA-ja ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm raketor në Izrael.
Agjencitë e lajmeve raportojnë duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë se ka indikacione se kjo mund të ndodhë shumë shpejt.
Zyrtari amerikan i ka thënë AFP-së se një sulm ndaj Izraelit do të kishte “pasoja të rënda për Iranin”.
Izraeli ka nisur të hënën një ofensivë tokësore në Libanin jugor, teksa të martën ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga 30 fshatra libaneze.