Grupi militant Hezbollah ka deklaruar se ka lëshuar raketa në drejtim të një baze ajrore në Izrael.

Në një postim në Telegram, ajo thotë se ka shënjestruar bazën ajrore “Sde Dov” në periferi të Tel Avivit.

Sulmi vjen pas hyrjes tokësore të trupave izraelite në jug të Libanit dhe pas paralajmërimeve të SHBA-së se Irani po përgatitet për ta sulmuar Izraelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb