Një 14-vjeçare ka pësuar lëndime serioze, e një 16-vjeçar është në spital, pasi një substancë që besohet se është acid, iu hodh atyre nga një djalë që iu afrua në rrugë jashtë shkollës së tyre.
Policia po e kërkon të dyshuarin i cili iku nga vendngjarja në Londër me një motoçikletë dhe e kishte fytyrën të mbuluar kur e kreu sulmin, raportoi Guardian.
“Nga hetimet tona, besojmë se dy viktima ishin në rrugë kur u sulmuan nga një i dyshuar që u hodhi një substancë para se të ikte”, ka thënë Policia.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundur të shohin sulmin, të lajmërohen për të dëshmuar.