Shkollat , restorantet dhe dyqanet u mbyllën, dhjetëra mijëra ushtarë janë në gatishmëri dhe dhjetëra fluturime u anuluan ndërsa Tajvani po përgatitet për mbërritjen e super Tajfunit Krathon në bregdetin e tij perëndimor.
Tajfuni, ekuivalent me një stuhi të kategorisë 4 me erëra të qëndrueshme prej 198 km ndodhet 236 kilometra në jug-juglindje të Kaohsiung, ku pritet të bjerë në tokë ditën e sotme.
Rrezja e madhe e stuhisë prej 220 kilometrash do të thotë se skaji i saj i jashtëm ka prekur tashmë Pingtung, Taitung dhe Kaohsiung, me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që godasin vijën bregdetare.
Administrata Qendrore e Motit (CWA) ka lëshuar paralajmërime për reshje jashtëzakonisht të dendura shiu, deri në 350 mm në zonat malore.
Shkollat dhe zyrat janë mbyllur në gjashtë qytete dhe qarqe, dhe 85 fluturime të brendshme, së bashku me linjat ndërkombëtare, përfshirë Hong Kongun, janë anuluar. Shërbimet e trageteve në ishujt periferikë janë ndalur gjithashtu.
Stuhia goditi më parë ishujt më veriorë të Filipineve, duke shkaktuar evakuime, mbyllje shkollash dhe paralajmërime për reshje shiu “potencialisht shumë shkatërruese”.
(A.A/BalkanWeb)