Në orën 12:00 mblidhet Këshilli i Ministrave dhe pritet emërimi i Ilir Prodës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Nesër pritet ceremonia e marrjes së detyrës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: