Ndërkohë jo më me pak interes do të jetë edhe sfida që do të luhet në “Anfield” mes Liverpool dhe Bolognës. Italianët e rikthyer në Champions pas gati 60 vitesh do të synojnë të surprizojnë një prej skuadrave më të titullara në continent.
Megjithëse në letër ekipi i Arne Slot është dukshëm favorit, është vetë holandezi që kërkon përqëndrim maksimal ndaj bolonjezëve në këtë përballje: “Ata kanë treguar se janë një skuadër në rritje vit pas viti ndaj dëshiroj t’I komplimentojë. Mezi pres debutimin në Champions në “Anfield”, më kanë folur shumë persona për magjinë që ky impiant të ofron në netët e Championsit.
Nga lojtarët dëshiroj gjithmonë të japin maksimumin. Ata duhet ta kenë të qartë se çfarë fanelle kanë veshur. Une dhe i gjithë stafi jemi te ky klub për të përçuar standardin e lartë që historia e këtij klubi të madh ta imponon”, përfundoi 46 vjeçari.