Diplomatë, punonjës të ambasadave të huaja, qytetarë të Libanit si dhe shtetas të vendeve të tjera zgjedhin rrugën detare për në ishullin mesdhetar, Qipro, për t’u larguar nga Libani. Siç është raportuar nga agjencia shtetërore qipriote e lajmeve KYPE dhe rrjeti radioteleviziv qipriot RIK, varkat luksoze nga Libani kanë mbërritur çdo ditë në ditët e fundit në brigjet e Ayia Napa dhe Larnaka.

Diplomatët, stafi i ambasadave të huaja dhe qytetarët e Libanit duan t’i shpëtojnë situatës që mbizotëron në vend pas përkeqësimit të konfliktit midis milicisë së Hezbollahut dhe Izraelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb