Ushtria e Izraelit është e angazhuar në “konfrontime në distancë të afërt” në jug të Libanit, raporton “BBC”. Në një deklaratë për media IDF-ja ka treguar për operime në “disa rajone”.

“Forcat nga Brigada Komando, përfshirë ushtarë nga njësiti Egoz, lokalizuan dhe shkatërruan një infrastrukturë sulmuese të Hezbollahut…trupat, në bashkëpunim me Forcën Ajrore të Izraelit, eliminuan terroristët dhe çmontuan një infrastrukturë terroriste nëpërmjet një goditje precize dhe angazhimit nga afër”, thuhet nga IDF.

IDF ka thënë se mbi “150 infrastruktura terroriste” janë shkatërruar në sulmet e fundit ajrore.

E Hezbollahu ka njoftuar për një përplasje të dytë tokësore me ushtarët izraelitë të mërkurën. Ka thënë se ata ishin “infiltruar” në qytetin libanez Maroun al-Ras.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb