Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij, thuhet në një reagim të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Në reagim thuhet se kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

“Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për çtensionim të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb