Interi mundi 4-0 Crvena Zvezdën, në ndeshjen e vlefshme për Champions. Pas ndeshjes për mediat foli futbollisti i zikaltërve, Bastoni.
“Ka besim të madh te të gjithë, skuadra është ndërtuar për këtë. Nuk ka titullarë apo rezerva, këtë mund ta shihni në menaxhimin që bën trajneri ynë. Nuk pësuam gol, ndërsa shënuan Taremi dhe Arnautovici. Nuk kishim dyshime për Mehdi dhe Marko, edhe kur nuk luajnë nga fillimi kemi besim të madh tek ata.
A po fillojmë të shohim renditjen? Kanë mbetur edhe 6 ndeshje në fazën e grupit. Çdo ndeshje është e vështirë dhe tepër e rëndësishme. Sonte jemi të kënaqur me rezultatin, sepse edhe golavarazhi do të ketë shumë rëndësi.
Më pëlqeu skena e Lautaros, duke ia dhënë penalltinë për ta goditur Taremi. Kjo thotë shumë për grupin që jemi. Ka zëra që vijnë nga jashtë dhe duan të na destabilizojnë, por ne jemi të bashkuar.
Në këtë Ligë të re të Kampionëve, golaverazhi do të jetë vendimtar. Kjo është ajo që bëmë sonte” – tha Bastoni.