Mbahet në GJKKO gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos.
Sipas informacioneve bëhet me dije se i pranishëm në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën kundër krimit dhe korrupsionit të organizuar është edhe Leonard Duka, ky i fundit dyshohet se është edhe porositësi i vrasjes.
Ndërkohë që gjithashtu bëhet me dije se në seancën gjyqësore është e pranishëm edhe nëna e të Santiago Malkos.
Ndërkohë që raportohet se Gjykata është shprehur fillimisht se i pandehuri është shfaqur me pëlqimin tij por kërkon kohë dhe nuk është detyrim përgjigjja.
Në këto kushte duhet ti jepet kohë, është shprehur Gjykata sepse është çështje vullneti.