Teksa ka nisur në GJKKO seanca për vrasjen e Santiago Malkos, i pranishëm është edhe Leonard Duka, ky i fundit dyshohet si porositës i vrasjes.
Sipas informacioneve të fundit, bëhet me dije se Duka ka dhënë një deklaratë paraprake ku është shprehur se:
Prokurori është i njënashëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos, unë kam venë re qe do te më dënojë…
Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kerkon të me dënojë pa fakt pa asgjë.
Ndërkohë që e pranishme ka qenë edhe nëna e Santiago Malkos, e cila ka shpërthyer në lot dhe gjithashtu ka lënë sallën e gjyqit dhe ka dalë.
Teksa seanca është shtyrë dhe bëhet me dije se do të zhvillohet në datë 24 tetor.
(BalkanWeb)