Të paktën 51 persona kanë vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë, si pasojë e operacioneve tokësore dhe sulmeve ajrore që Izraeli ka kryer gjatë natës të së martës në Gazën jugore.
Izraeli ka njoftuar se ka vazhduar të godasë objektiva militantësh në të gjithë Gazën, gati një vit pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit që ndezi luftën në territorin palestinez, madje edhe kur vëmendja është zhvendosur te Libani dhe Irani, raporton AP.
Trupat tokësore izraelite kanë kryer inkursione ditëve të fundit në Liban kundër Hezbollahut, teksa Teherani hodhi një breshëri raketash balistike mbi Izraelin të martën vonë.
Përshkallëzimi në fronte të shumta ka ngritur frikën e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme që mund të tërheqë Iranin, i cili mbështet Hezbollahun dhe Hamasin, si dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë dërguar asete ushtarake në rajon në mbështetje të Izraelit.
Hezbollahu, i parë gjerësisht si grupi i armatosur më i fuqishëm në rajon, ka thënë se luftëtarët e tij u përleshën me trupat izraelite në dy vende brenda Libanit pranë kufirit.
Ushtria izraelite ka thënë se forcat tokësore të mbështetura nga sulmet ajrore kishin vrarë militantë nga një distancë e afërt, po pa treguar se ku saktësisht.
Ushtria izraelit ka njoftuar të mërkurën për vrasjen e parë të një ushtari që nga fillimi i operacioneve të fundit, duke thënë se një kapiten 22-vjeçar në një brigadë komando ësjtë vrarë në luftime në Liban.