Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paraqitur pasditen e sotme pranë Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se Bardhi në SPAK ka shkuar për të dhënë detaje pas kallëzimit që bëri se e kanë kërcënuar me anë të mesazheve në aplikacionin ‘Signal’ nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”.

Në mesazhet e mbërritura në telefonin e Bardhit, përmendej emri i Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit i ekzekutuar në zonën e Astirit, në vitin 2021.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: