Asgjë për të bërë për nr.1 të botës Jannik Sinner, i cili nuk arriti të mbronte kurorën e kampionit në turneun ATP të Pekinit. Italiani u mund në finale nga spanjolli Carlos Alcaraz, në një sfidë që zgjati 3 orë e 20 minuta.

Fillimisht në setin e parë ishte Sinner që fitoi tie break 7-6, por më pas erdhi rikthimi i Carlos Alcaraz. 4-6 dhe 6-7 bën që trofeu të kalonte tek Alcaraz. Seti i 3 ishte më i bukuri me Jannik Sinner që humbi dy herë mundësinë në tie break kur sfida ishte 4-3 e më pas 6-4.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: