De Jong u rikthye në fushë, duke hedhur pas shpine dëmtimin. Mesfushori u aktivizua për 17 minuta, në ndeshjen e Champions League ndaj Young Boys.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë dhe jam duke luajtur futboll. Falënderoj tifozët për pritjen, nuk e prisja dhe jam i kënaqur me mënyrën sesi njerëzit më trajtojnë”, – tha ai.

Holandezi shtoi: “Unë shoh që skuadra po ecën shumë mirë që nga fillimi i sezonit. Do të jap gjithçka për të luajtur. Kur je i dëmtuar ke gjithmonë vështirësi”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb