Mesfusha e Partizanit ka ndryshuar sa u përket emrave, por nuk ka ulur efektivitetin e vet përpara portës.
Në një vëzhgim të shpejtë, mund të dallojmë menjëherë se mesfushorët e Partizanit shënojnë më shumë se dy repartet e tjera. Nga nëntë gola të shënuar gjithsej në shtatë javë të Kategorisë Superiore, mesfushorët kanë shënuar 5 prej tyre.
Arinaldo Rrapaj ka tundur rrjetën 3 herë dhe mban “fronin” e golashënuesit të ekipit, teksa rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe Ismaili dhe Mehmeti, me nga një gol secili.
Sulmi ka shënuar i gjithi 4 herë. Bintsuka ka gjetur rrugën e rrjetës në dy raste, ndërsa Zeka dhe Mba kanë shënuar nga një gol. Mbrojtësit nuk kanë arritur të shënojnë në daljet e tyre.