Kai Havertz u vlerësua si lojtari i ndeshjes, në fitoren 2-0 të Arsenalit kundër PSG-së. Në fund të takimit, mesfushori foli për Amazon Prime Video, ku analizoi 90 minutëshin.

“Ne luajtëm shumë mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u treguam pak pasiv, por është një rezultat i shkëlqyer për ne, tre pikët janë të shkëlqyera”.

“Është fantastike të luash këtu, e dua stadiumin, i dua tifozët. Jam shumë mirënjohës që jam këtu dhe luaj me këtë ekip…”.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb