Takimi i fituar ndaj Skënderbeut ka ngatërruar jo pak letrat te Tirana. Dilemat janë të mëdha se cilët do të luajnë nga minuta e parë.
Dihet që porta është me tapi e Gentian Selmanit, i cili deri ka treguar siguri në katërkëndor. Edhe mbrojtja do të jetë me tre ku aktivizohen Mici, Dembele, Kola. Problemi qëndron te katërshja e mesfushës dhe treshja e sulmit. Në krahun e djathtë ka një duel tresh mes Isufit, Haxhiut dhe Gjumsit.
Haxhiu rrezikon vendin, pasi gaboi ndaj korçarëve dhe me shumë mundësi do të jetë në stol. Loja do të jetë mes Gjumsit e bullgarit. Jonuzi i palëvizshëm dhe Soler ose Meta nëse nuk ia del spanjolli. Në sulm, Prengaj nuk ndryshon, ashtu si Zharmuni. Mbetet për t’u parë nëse Shkëmbi do të vazhdojë t’i besojë Abah, i cili ende nuk ka bërë asgjë, edhe pse pritet shumë prej tij.