Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Lisandër Hoxha, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 me gazetaren Ina Qirjo tha se protesta e njoftuar për në 7 tetor ka tmerruar maxhorancën.
Hoxha theksoi se marrëdhëniet e PD-së me parlamentin kanë mbaruar, pas burgosjes së Ervin Salianjit. Ai tha se Edi Rama duhet t’i hapë rrugë qeverisë teknike, pasi qytetarët kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha: Në Parlament kishte revoltë, që buron nga revolta e qytetarëve të vendit. PD nuk tërhiqet nga misioni i saj për ta çuar Shqipërinë në zgjedhje të lira përmes qeverisë teknike. Qytetarët në këtë moment duan qeveri teknike me çdo kusht. Qytetarët më 7 tetor nisin marshimin dhe nuk do e ndalin. Shqipëria është e varfër sepse vidhet. Qeveria u tërhoq për autostradën Thumanë-Kashar, duke bërë rrugë anësore.
Kjo tregon se nuk janë aq të fortë. Cilësia e arsimit në Shqipëri është tepër e dobët. Marrëdhëniet e PD me parlamentin ka mbaruar. Ne do të dalim në rrugë më 7 tetor. 7 tetori i ka tmerruar. Nuk e kemi braktisur parlamentin. Ne po përfaqësojmë edhe socialistët e zhgënjyer”, tha ai.
Lisandër Hoxha tregoi detaje nga skenari i protestës së ditës së hënë duke theksuar se ajo do të jetë një marshim që do të nisë nga Kryeministria.
“Edi Rama t’i hapë rrugë qeverisë teknike. PD ka marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët. Po të isha unë, nuk do lija Ramën të hynte në zyrë derisa të lejonte qeveri teknike. Do ketë shumë protesta. Mos të dalin në protestë as për Berishën, as për Salianjin, por për qytetarët. Ne kemi bërë thirrje për marshim“, vijoi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha.
(BalkanWeb)