Amir Rrahmani, prej vitesh pjesë e Napolit, po spikat në arenën europiane. Sipas statistikave të CIES, ai është mbrojtësi më i mirë, kur bëhet fjalë për lojën në ajër.

Rrahmani numëron 98.9 % të dueleve në ajër të fituara, duke lënë mbrapa emra të rëndësishëm si Van Dijk i Leverpool, Diomande i Sporting dhe Pacho i PSG.

30-vjeçari, në këtë sezon është aktivizuar në 6 ndeshje, ku ka dhuruar edhe një asist. Gjatë karrierës, lojtari ka luajtur edhe për Dinamon e Zagrebit dhe Veronën.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb