Pas përjashtimit nga “Etika” të 24 deputetëve demokratë për disa ditë nga jeta parlamentare, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Bardhi shprehet se vendimi i sotëm i Sekretariatit të Etikës tregon sesa frikë nga Edi Rama. Ai thotë se maxhoranca do ta ketë opozitën përballë, në parlament dhe jashtë sallës së Kuvendit.
Reagim i Kryetarit të Grupit të PD, Gazment Bardhi
Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!
Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.
(Balkanweb)