Të paktën 133 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë konsiderohen të humbur pasi uragani “Helen” përshkoi në ditët e fundit Karolinën e Veriut.

Stuhia ka përmbytur gjithashtu rrugë, ka ndërprerë energjinë dhe lënë njerëzit të pastrehë.

Bëhet fjalë për reshjet më të këqija që Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar në një shekull, me nivelin e shirave që ka kaluar 61 centimetrat.

Autoritetet, të ndihmuara nga vullnetarët, po shpërndajnë ndihma nga ajri dhe toka, duke përdorur kamionë dhe gomerë në zonat e largëta të maleve Alapashe.

Ndërkohë, në jug-lindje të Azisë, autoritetet tajvaneze mbyllën shkollat dhe zyrat dhe evakuuan disa qindra banorë nga zonat e rrezikuara nga tajfuni “Krathon”, që do të zbarkojë të mërkurën.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se rreth 40 mijë trupa janë angazhuar për marrjen e masave parandaluese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: