Atalanta triumfoi 0-3 në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk, në ndeshjen e luajtur në Veltins Arena (Gelsenkirchen). Berat Gjimshiti realizoi golin e parë në këtë kompeticion, në minutën e 21-të. Ekipi i Gasperinit dyfishoi shifrat brenda pjesës së parë, me anë të Lookman.
Në fillimin e pjesës së dytë, Bellanova thelloi shifrat, duke “vulosur” këtë sukses të rëndësishëm.
Ndeshje me ritëm dhe emocione ishte ajo mes Gironas dhe Feyenoord. Ky takim, përfundoi 2-3 në favor të holandezëve.
(J.S/BalkanWeb)