Orientalisti Ermal Bega, në një lidhje me Skype në emisionin Open në News 24 komentoi sulmin iranian mbi Izrael dhe në tërësi situatën në Lindjen e Mesme.

Bega theksoi se ndoshta dikujt në Lindjen e Mesme nuk i intereson paqja. Ai tha se luftën më tepër janë duke e vuajtur civilët.

Orientalisti Ermal Bega:  Po bëhet një riformatim i Lindjes së Mesme. Mbase dikujt nuk i intereson paqja. Luftën më shumë po e vuan popullsia civile.

Politikani i njohur Alija Alizetbegoviç ka thënë se nuk ka popuj të këqij në botë, por ka pushtete të këqija. Por, shpresojmë që të qetësohen gjakrat dhe të gjenden urat e komunikimit për paqen.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb