Juve doli me 3 pikë nga transferta përballë Leipzig, por Thiago Motta humbi 2 titullarë, Nico Gonzalez për një shqetësim muskulor dhe Bremer për një problem në gjurin e majtë. Thiago Motta nuk preferoi të komentoi gjendjen e dy lojtarëve pasi është ende herët, por kryqëzon gishtat që situata të mos jetë shqetësuese. Motta nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore të rëndësishme pavarësisht se erdhi me shumë kosto:

“Zhvilluam një ndeshje të mirë që nga minuta e parë, por në pjesën e parë na mungoi konkretizimi përpara. Në të dytën ishim më mirë, ishim të bindur se mund t’ia dilnim edhe me 10 lojtarë. Ishte një paraqitje e bukur dhe një fitore e bukur. Djemtë e mi treguan guxim, transmetuan emocione, dëshirë, impenjim”, u shpreh Thiago Motta pas ndeshjes.

I lumtur për “dopietën” e tij, por mbi të gjitha për këtë fitore, u shfaq edhe Dusan Vlahovic: “Jam i lumtur për ekipin, treguam që jemi një bërë një skuadër, që luftojmë të gjithë së bashku. Fituam me meritë, vuajtëm të gjithë bashkë. Këto fitore na shërbejnë shumë, duhet të mësohemi me këtë nivel”, theksoi Vlahovic i cili u shpall lojtari i ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb