Zhgënjen Bayerni i Mynihut. Skuadra bavareze u mund në mënyrë surprizuese nga Aston Villa e tekniku spanjoll Unai Emery. Ekipi anglez u tregua perfekt teksa arriti të luante si e barabartë përballë një prej skuadrav pretendente këtë sezon në Champions League.

Skuadra e Kompany ishte jo në mbrëmjen e duhur, gjë e cila u vu re përgjatë gjithë 90 minutëshit, teksa bavarezët patën kontrollin e topit, krijuan më shumë raste, por në fund nuk ditën t’i shfrytëzonin. As aktivizimi i Harry Kane nga minuta e parë nuk ndihmoi shumë, me sulmuesin anglez që nuk ishte në formën optimale.

Ndeshja u vendos nga një gol i sulmuesit kolumbian Duran që në minutën e 79, nga një kundërsulm i shpejtë i vendasve, sheh pozicionimin e gabuar të Manuel Neuer dhe me një parabël mjaft të bukur e çon topin pas shpinës së gardianit gjerman, duke realizuar golin, që do të rezultojë më pas edhe goli i fitores.

E gjithë merita i shkon padyshim Unai Emeri, i cili riktheu pas 40 vitesh Aston Villën të luajë në elitën e futbollit evropian dhe aktualisht skuadra angleze ka 6 pikë të plota pas 2 ndeshjeve të para. Vetë tekniku spanjoll në lidhje me këtë sukses theksoi:

“I përgëzoj lojtarët e mi, dëshira jonë është të luajmë në mënyrë konstante në këto nivele. Kemi fatin që kemi në skuadër dy sulmues të mirë dhe një portier si Martinez që edhe sot na shpëtoi në 2-3 momente”.

Ndërkohë faqet e para të tabloidëve anglezë i “pushtoi” ky sukses i jashtëzakonshëm i Aston Villës. Të gjitha këto media kishin si kryefjalë të tyre supergolin e realizuar nga Duran, që i dha fitoren historike ekipit të Unai Emery, ndaj Bayern.

Daily

Telegrapgh

The Mirror

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb