TIRANË
Makina e kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali ka mbërritur në Parlament, por demokratët kanë bllokuar dyert. Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se makina është bosh dhe se “pushteti i narkove hyn si minjtë në Parlament”.
“Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë”, tha Noka.
BalkanWeb mëson se kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka hyrë ndërkohë në sallën e Kuvendit.
Jashtë dyerve të Kuvendit ndodhet grupi parlamentar demokrat, së bashku me 24 deputetët e përjashtuar një ditë më parë nga Sekretari i Etikës.
(BalkanWeb)