Tajfuni i fuqishëm Krathon goditi Tajvanin, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe duke lënduar më shumë se 100, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu.

Tajfuni solli erëra të forta dhe shi, duke i detyruar autoritetet të mbyllin shkollat ​​dhe zyrat në të gjitha qytetet dhe qarqet për të dytën ditë radhazi, raportoi uebfaqja “Focus Taiwan”.

Deri më tani, dy persona kanë humbur jetën dhe 102 janë lënduar, ndërsa dy të tjerë janë të zhdukur, tha një zyrtar.

Erërat e forta dhe shiu kanë lënë gjithashtu 58.109 familje pa energji, megjithëse në pjesën më të madhe ajo është rikthyer, me vetëm 3.490 shtëpi ende pa energji elektrike, tha Ministria e Çështjeve Ekonomike (MOEA).

Autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tajvanit Taoyuan thanë se deri më tani, më shumë se 200 fluturime pasagjerësh dhe mallrash janë anuluar.

Bizneset private, duke përfshirë bursën e Tajvanit, mbetën të mbyllura sot, ndërsa disa qytete tashmë ishin goditur nga reshjet e dendura që nga mbrëmja e së dielës.

Rrëshqitje dheu u raportuan gjithashtu në disa pjesë të Tajvanit, të cilat ndërprenë trafikun dhe bllokuan rrugët, sipas raportimeve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb