Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e 37-vjeçarit shqiptar Ermal Meko në Greqi. Meko është arrestuar në vitin 2011 në Greqi për disa akuza si vrasje, tentativë vrasje, grabitje, drogë etj.

Ai u dënua në Greqi me 53 vjet burg, por kreu vetëm 8 vite. Në 11.07.2019 është liruar nga burgu dhe është riatdhesuar në Shqipëri.

37-vjeçari rezulton që në Shqipëri të ketë ndërruar mbiemër dhe me identitet të ri është futur në Greqi. Granatat kanë qenë të prodhuara në bllokun lindor, që nuk lejohet të përdoren më as nga ushtria.

Meko ka deklaruar se do i shiste për të blerë drogë. “I kam blerë në sheshin “Viktoria” në Athinë dhe do i shisja për të blerë drogë pasi jam përdorues”, ka thënë 37-vjeçari shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Menidi” të Athinës, kur skuadra “DIAS” e policisë greke, gjatë patrullimit me këmbë, ka pikasur dy persona të dyshuar pranë një parku në kryqëzimin e rrugëve “Mposda” dhe “Varela”.

Thirrjes për të ndaluar, dy të dyshuarit nuk i janë bindur por kanë hedhur disa qese në tokë dhe janë larguar me vrap. Gjatë ndjekjes është arritur të kapet vetëm njëri prej tyre dhe të shoqërohet në komisariat. Gjatë kontrollit të qeseve, brenda tyre janë gjetur dhe sekuestruar 2 granata të llojit F1, 2 mekanizma ndezës, 1 kuti me 49 fishekë të kalibrit 9 mm.

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 1 fishek i kalibrit 0.38 mm dhe 8 fishekë të kalibrit 7.62X25 mm, të cilat i dyshuari i hodhi gjatë ndjekjes deri në vendin ku u arrestua.

Ndaj Mekos rezulton urdhër arresti nga autoritetet shqiptare për vrasje, grabitje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb