Barcelona e ka nisur mirë sezonin, teksa ka marrë rezultate pozitive nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick. Presidenti i katalanasve, Laporta, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka vlerësuar punën e bërë nga tekniku deri tani.

“Flick po ecën shumë mirë, ai nuk kërkon justifikime. Ai po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai e njihte skuadrën që kishte dhe po bën shumë mirë.

Lojtarët e kuptojnë shumë mirë idenë e lojës që Hansi Flick po u propozon. Ne besojmë se Asambleja, duke qenë e largët, do të jetë më pjesëmarrëse dhe besojmë se do të jetë më mirë në këtë mënyrë”.- tha Laporta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb